Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Fundi i dominimit të JUVENTUSIT në Itali? Gati ndryshimi HISTORIK

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Fundi i dominimit të JUVENTUSIT në Itali? Gati ndryshimi

Kampionati italian mund të luhet me 18 ekipe, jo më me 20. Vetë presidenti i Serisë A Gaetano Micciche propozoi një ndryshim të tillë, me idenë për të bërë më konkuruese kampionatin italian për të rrëzuar "diktaturën" e Juventusit e cila udhëheq kampionatin prej 7 vitesh.

"Ka gjithmonë një interes të madh për Champions League dhe Europa League, me shumë skuadra të ngjeshura. Kjo do të lejonte për rritjen e interesit nga fansat dhe opinionistët. Ccfarë interesi mund të ketë për një kampionat që dominohet vetëm nga një ekip? Alternimi është gjithmonë një cilësi dhe element i potencialit në ccdo fushë të jetës, jo vetëm në futboll. Jam i bindur se dy klubet e Milanos (Milani dhe Interi) do të pranojnë këtë propozim", shprehet kreu i futbollit italian për radion "Anch'io Sport".

Në vitin 2004 u vendos që kampionati italian të luhej me 20 skuadra, por që prej vitit 2011 asnjë nga ekipet e tjera të Italisë nuk ka arritur të fitojë titullin kampion pasi Juventusi ka dominuar në 7 sezone radhazi.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga