
Prishtina nuk ia del të marrë licensën për garat europianë të UEFA-s. Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar ku bën me dije mediat për situatën e licensimeve në Kosovë. 12 klube kanë aplikuar për licensim por 3 prej tyre kanë marrë përgjigje negative dhe një ndër to janë edhe bardheblutë kryeqytetas.
Aktualisht, kryeqytetasit janë në vendin e 5-të në renditje, jashtë zonës europiane kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga fundi.
NJOFTIMI I FEDERATËS:
19 maj, 2023 – Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së. Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 9 prej tyre janë licencuar, kurse 3 janë refuzuar.
Klubet e licencuara janë: FC Ballkani, FC Drita, SC Gjilani, KF Dukagjini, FC Llapi, FC Malisheva, FC Trepça ’89, KFF Mitrovica, KFF EP Hajvalia
Klubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-së, për edicionin 2023/24 janë: FC Prishtina, FC Ferizaj, KF Drenica