Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, lideri i Bayern kalon te Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, lideri i Bayern kalon te Real Madrid

Historia e transferimeve mes Real Madrid dhe Bayern Munich do të vazhdojë. Më saktë rastet e Toni Kroos dhe David Alaba do të përsëriten.

Sipas “The Atheletic” bëhet me dije se Florentino Perez ka arritur marrëveshjen verbale me Alphonso Davies, i cili ka edhe një vit e gjysmë kontratë me Bayern Munich. Marrëveshja sipas burimit në fjalë është arritur dhe 23-vjeçari do të bëhet madrilen.

Për këtë ka dy opsione për kalimin e mbrojtësit kanadez në “Santiago Bernabeu”. E para: Lojtari të kalojë te Reali që në verën e këtij viti dhe madrilenët të paguajnë një shifër më te ulët se 70 milionë euro që kushton lojtari sipas “Transfermarkt”.

E dyta: Futbollisti të bëhet madrilen në verën e viti 2025, kur do të përfundonte kontratën e tij me kampionët e gjermanisë dhe do të kalonte falas në Spanjë. Në rastin e parë do të përsëritet historia e transferimti të Toni Kroos në 2014 dhe në rastin e dytë do të përsëritet ajo me David Alaban në vitit 2021. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga