Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E BUJSHME/ Agjenti i Lautaro Martinez zhvillon takim në Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Agjenti i Lautaro Martinez zhvillon takim në Madrid

Interi është shumë pranë rinovimit me sulmuesin, Lautaro Martinez. Argjentinasi është kthyer në një pikë kyçe për zikaltërit, ku përveç shiritit të kapitenit, po udhëheq skuadrën drejt titullit kampion.

Agjenti i sulmuesit, Alejandro Camano dhe drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio kanë zhvilluar një takim në Madrid pikërisht për rinovimin e kontratës së 26-vjeçarit. Bisedimet janë në rrugën e duhur dhe vetëm disa detaje të vogla na ndajnë nga marrëveshja përfundimtare.

Kujtojmë që kontrata aktuale e Martinez përfundon në vitin 2026. Ndërsa sulmuesi iu bashkua Interit në vitin 2018, kur zikaltërit e blenë atë nga Racing Club në Argjentinë, për shumën prej 25 milionë eurosh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga