Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

E bën vetë zyrtare,  kampioni i botës deklaron tërheqjen nga Formula 1

Shkruar nga NEWSPORT
E bën vetë zyrtare,  kampioni i botës deklaron

Katër herë kampioni i botës Sebastian Vettel ka bërë zyrtare që do mbyllë karrierën e tij në garat e Formula 1. 35 vjeçari gjerman ështe shprehuar se sezoni aktual do të jetë i fundit për pilotin e Aston Martin që bën pjesë për herë të parë si një skuderi.

Më herët Vettel ka qenë pjesë e Red Bull ku ka arritur të dominoj në garat e Formula 1 për plot katër vite dhe Ferrari ku ka arritur të shpallet vetëm nën kampion bote.

Në postimin e tij ne rrjtet sociale piloti gjerman shprehet:

“Kam pasur privilegjin të punoj me shumë njerëz të mrekullueshëm në Formula 1 gjatë 15 viteve të fundit. Janë të shumtë ata që duhen përmendur dhe falënderuar. Në dy vitet e fundit unë kam qenë një pilot i Aston Martin dhe, megjithëse rezultatet nuk kanë qenë aq të mira sa pritej, është e qartë për mua se si gjithçka po bashkohet në mënyrë që skuadra të ketë atë që duhet për të konkurruar në nivele të larta në vitet e ardhshme.

Të gjithë janë ambiciozë, të aftë, me përvojë, të përkushtuar dhe u uroj atyre gjithë të mirat. Shpresoj që puna e bërë vitin e kaluar dhe kjo aktualja do të ndihmojë në zhvillimin e një ekipi që do të jetë i suksesshëm në të ardhmen. Do të punoj sa më shumë deri në fund të sezonit me këtë synim, duke dhënë më të mirën time në dhjetë garat e fundit, si gjithmonë.

Vendimi për t’u tërhequr ishte i vështirë për t’u marrë, kalova shumë kohë duke u menduar. Në fund të vitit dua të marrë kohë për të reflektuar në lidhje me atë që do të bëj në vazhdim. E kam të qartë se si baba që jam duhet të kaloj më shumë kohë me familjen time”, deklaroi piloti gjerman, i cili garoi edhe me Ferrarin në vitet 2015-2020."

Postimi i Sebastian Vettel

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga