
Zlatan Ibrahimovic po punon shumë çdo ditë për t'u rikthyer në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Faza riaftësuese po shkon sipas planeve dhe suedezi është i fokusuar vetëm të veshë edhe njëherë fanellën e Milanit në fushën e lojës. Gjendja e tij fizike është jashtëzakonisht e lartë për moshën 42-vjeçare por pavarësisht kësaj, koha nuk flet dot në favor të tij.
Ndaj, Ibrahimovic duhet të mendojë për jetën pasi të varë këpucët në mur. Tuttosport raporton se gjiganti ka dy alternativa në mendjen e tij. E para është të vazhdojë detyrën e të ndierit Mino Raiola si pjesë e agjencisë së tij për menaxhimin e futbollistëve ndërsa e dytë është të bëhet pjesë e hierarkisë së drejtuesve të Milanit.
Sipas të gjitha gjasave, ky sezon pritet të jetë i fundit për suedezin dhe në verë ai do të marrë vendimin final.