
Dyshja e Napolit, Kvicha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen janë padyshim dy lojtarët e momentit në Europë. Gjeorgjiani dhe nigeriani kanë shifra të frikshme këtë sezon duke kombinuar me njëri-tjetrin një shifër të lartë golash dhe asistesh. Të dy bashke kanë realizuar gjatë këtij sezoni deri më tani 33 gola dhe 19 asiste.
Konkretisht nigeriani ka realizuar 21 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 25 paraqitje me Napolin këtë sezon. Nga ana tjetër Kvara ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 15 asiste në 26 paraqitje sezonale. Për marrëdhënien me Kvaran ka folur Osimhen, i cili për “Corriere della Sera” shprehet:
"Ka pasur empati që në momentin e parë. Ai është shumë i fortë , por edhe një djalë i artë. Kjo vlen për mua”.