Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dyndje të huajsh në Vlorë, afrohet edhe një mbrojtës

Shkruar nga NEWSPORT

Edhe pse numri i të huajve në Superiore do të mbetet i pandryshuar dhe për sezonin 2016-2017, te Flamurtari nuk kanë ndërmend që të ndryshojnë skemë. Ata po afrojnë shumë të huaj, ku numri aktual ka shkuar në tetë të tillë.

Te huajt e FlamurtaritI fundit i bashkangjitur me Flamurtarin është mbrojtësi i krahut të djathtë, Toni Markiç. Lojtari 25-vjeçar do të vëzhgohet nga stafi teknik në ditët në vijim dhe më pas do të vendoset nëse do të firmosë. Gjithashtu stafi ende nuk ka dhënë vendimin e tihj për mbrojtësin slloven Danjel Dezhmar.

Veç Markiç e Dezhmar, te Flamurtari ndodhen dhe Alvesh, Kanixhia, Iinuma, Bushiç, Radoniç dhe Rniç, këta të fundit kanë firmosur. Pra, nëse do të konfirmohen dhe dy mbrojtësit që janë në provë, te vlonjatët numri i të huajve shkon në tetë. Por, vetëm katër të tillë kanë të drejtë të aktivizohen në formacion.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga