Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dy ndeshje interesante në Kukës dhe Durrës, zbulohen arbitrat e sfidave të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Dy ndeshje interesante në Kukës dhe Durrës, zbulohen arbitrat e

“Abissnet Superiore” ngre sot siparin e javës së 20-të. Dy ndeshje mjaft interesante do të luhen në Kukës dhe Durrës, me ekipet që janë në kërkim të pikëve mjaft të rëndësishme.

Ndeshja e parë është ajo mes Kukësit dhe Egnatian. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Kukës Arena” do të startojë në orën 13:30. Teksa janë zbuluar edhe grupi i arbitrave që do të gjykojnë në këtë sfidë.

Arbitër kryesor do të jetë Kreshnik Barjamaj, asistentët e të cilit do të jenë Ani Koçiaj dhe Feliks Kolleshi, ndërsa arbitër i katërt është emëruar Klodain Prenga. Në dhomën e  VAR-it do të jenë Dorjan Maletaj dhe Orlando Kuka.

Kukësi-Egnatia

Arbitër kryesor: Kreshnik Barjamaj (Tiranë)

Asistent 1: Ani Koçiaj (Tiranë)

Asistent 2: Feliks Kolleshi (Tiranë)

Arbitër i 4: Klodian Prenga (Laç)

Var: Dorjan Maletaj (Tropojë)

Avar: Orlando Kuka (Tiranë)

Në krahun tjetër në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta do të presë Tiranën për të luajtur një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante. Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Eldorjan Hamiti që do të gjykojë sëbashku me asistentët Elvis Gjoka dhe Taulant Kasa. Si arbitër i katërt është emërurar Ermis Çelaj. Ndërsa nga dhoma e VAR në ndihmë Hamitit do t’i vijnë Kreshnik Cjapi dhe Ridiger Çokaj.

Teuta-Tirana

Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti (Lezhë)

Asistent 1: Elvis Gjoka (Lezhë)

Asistent 2: Taulant Kasa (Vlorë)

Arbitër i 4: Ermis Çelaj (Vlorë)

Var: Kreshnik Cjapi (Fier)

Avar: Ridiger Çokaj (Lezhë)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga