
Raphinha është një nga lojtarët që mund të largohet nga Barcelona në merkaton e ardhshme. Barcelona ëhstë e gatshme të shesë brazilianin në mënyrë që të sigurojë disa të ardhura për të përforcuar skuadrën me të tjerë lojtarë.
Sipas “FootballTransfers”, opsion për Raphinhan mbetet Anglia. Janë dy ekipet që luajnë në Premier League që kanë interes për brazilianin. Bëhet fjalë për Arsenal dhe Chelsea, por edhe klube nga Arabia Saudite.
Paraqitjet e Lamine Yamal bëjnë që blaugranat të heqin dorë nga 26-vjeçari dhe drejtuesit i kanë vendosur edhe çmimin që skuadrat e tjera duhet të paguajnë për shërbimet e tij. Plot 70 milionë euro është shifrat që Barça pritet të lërë të lirë brazilianin, i cili me katalanasit ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.