Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dy brazilianë për Adën e Velipojës

Shkruar nga NEWSPORT
Dy brazilianë për Adën e Velipojës

Klubi i Adës së Velipojës bën me dije se ka federuar dy afrimet e fundit në skuadër. Rene Junior Pinto Texeira dhe Jhona Barros Da Silva janë dy brazilianët që do të jenë pjesë e Adës për pjesën e mbetur të sezonit.

Texeira luan si mbrojtës dhe debutimin e bëri ndeshjen e shkuar ndaj Sopotit, ndërsa Da Silva pritet të bëjë debutimin këtë fundjavë. Këta dy emra i bashkohen ekpit të drejtuar nga Florian Lala i cili u emërua në stol pak ditë më parë.

Ada do të luajë ndeshjen e rradhës përballë Valbonës në Tropojë. Ndeshja duket e vështirë pasi tropojanët janë favoritët, duke parë edhe renditjen e skuadrave. Në Kategorinë e Dytë në grupin A, Ada renditet e fundit me vetëm 1 pikë pas 8 javësh. Valbona renditet e dyta me 18 pikë, 4 pikë larg Sopotit kryesues.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga