Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dwamena i pazëvendësueshëm, si ndryshoi Egnatia nga nëntori i kaluar

Shkruar nga NEWSPORT
Dwamena i pazëvendësueshëm, si ndryshoi Egnatia nga nëntori

Raphael Dwamena është i pazëvendësueshëm tek Egnatia. Ish-sulmuesi i rrogozhinasve, ndërroi jetë në fushë, më 11 nëntor kur luhej ndeshja me Partizanin(1-1). Dwamena pësoi arrest kardiak duke shokuar jo vetëm vendin tonë, por gjithë botën e futbollit.

Prej atëherë, ndryshimi i Egnatias është i dukshëm. Me Dwamenan në skuadër, kryesuesit e Superiores numëron 26 pikë në 12 javë. Pa ganezin, Egnatia ka grumbulluar 25 pikë në 15 ndeshje.

Dwamena luajti 9 ndeshje si titullar këtë sezon dhe 7 prej tyre u fituan. Me 9 golat e tij, qëndron akoma i treti në listën e golashënuesve të kampionatit shqiptar.

Dwamena nuk ishte vetëm një kapiten, por shpirti i skuadrës që akoma kryeson kampionatin. Kujtimi i tij mbetet i pranishëm në futbollin shqiptar.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga