Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Duro vlerëson Egnatian: Më duhen 2-3 lojtarë të tjerë, skuadra nuk është ndërtuar mirë, po flas shqip!

Shkruar nga NEWSPORT
Duro vlerëson Egnatian: Më duhen 2-3 lojtarë të tjerë,

Shpëtim Duro ka folur pas fitores 1-0 në transfertë kundër Kukësit. Për mikrofonin e Oversport, trajneri i Egnatias tha:

“Sigurisht që kishim përballë një skuadër që po bënte mirë në javët e fundit. Ne kishim probleme psikologjike. Takimi ishte i vështirë. Po ne kemi thënë para ndeshjes që do të shkojmë për fitore. Në skuadër ka elementë, por kam mendimin se sot s’ka qenë rastësi. Kemi zbatuar me përpikmëri gjitha detyrat.

Grupi? Unë s’dua të kthej kokën pas. S’më intereson çfarë ka ndodhur përpara. Për mua do të ishte mirë që ta merrja ekipin në verë. Dua të kalojmë këtë periudhë. Ka futbollistë shumë të mirë, ka organikë shumë të mirë. Na duhen 2-3 elementë cilësorë për ta ngritur sa më lart.

Motivimi? Këto 3-4 seanca stërvitore kemi studiuar kundërshtarin. Ishte po ajo skuadër, po me një ndryshim ndoshta. Djemtë kanë luajtur jashtëzakonisht mirë, në zbatimin e detyrave. Eleminimuam pikët e forta të tyre. Kukësi pati 2-3 momente. E përqëndroi lojën në majën e sulmit. Malota dhe Atanda kanë luajtur jashtëzakonisht mirë.

Mungesa e rezultateve? E thashë më parë, që rezultati të jep moral. Nuk diskutohet. Ka zhvilluar ndeshje të mira. Fati është pjesë e lojës. Realisht është në vendet e parafundit. Objektivat e skuadrës janë shumë lart, janë madhore. E rëndësishme është që të shikojmë se çfarë do të bëjmë në ndeshjet para. Ata kanë luajtur me 3-4-3. Kisha marrë masat e nevojshme. Ne duhet të kishim shënuar që në 20 minutat e para.

Për mua skuadra nuk është ndërtuar mirë. Ka futbollistë shumë të mirë. Mënyra e skuadrës është ndërtuar jo mirë. Në mesin e fushës, luajnë 2-3 mesfushorë. Aty janë 7. Është jashtë logjike. Në sulm ka 5 lojtarë. Ka mangësi në anësore. Futbollistë ka, por duhen në çdo pozicion. Ajo është në vend të parafundit. Shqip po flas”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga