
Shpëtim Duro ka folur pas fitores fantastike 3-2 në transfertë kundër Kastriotit. Trajneri i Egnatias u shpreh i kënaqur me atë që skuadra e tij dha në fushën e blertë.
Edhe pse kishte pak rezerva për mënyrën se si u pësuan golat, në fund ai i kënaqet 3 pikëve teksa ekipi i tij tashmë ngjitet në vendin e tretë të Superiores. Për mikrofonin e Oversport, Duro tha:
“Është e vështirë me ekipet dytësore të arrish objektiva. Deri tani jemi në situatë të mirë. E kam marrë skuadrën në vend të parafundit. Jemi në 3 skuadrat më të mira të kampionatit. Për mua është diçka pozitive.
Unë që sigurisht më ka pëlqyer skuadra në 30 minutat e para që ishim dominues. Një gabim individual na bëri që të barazohet ndeshja. Në pjesën e dytë me 10 veta, shfrytëzuam momentet e veçanta. Terreni ishte i vështirë. Mua më gëzojnë më shumë 3 pikët dhe më shqetësojnë shumë 2 golat e marrë. Por e rëndësishme është marrja e 3 pikëve”, tha ai.