Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Duhet të përmirësoj shënjestrën”, sulmuesi i Bylisit i sinqertë: Më mungojnë golat, ishte i vështirë vendi i titullarit

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet të përmirësoj shënjestrën”, sulmuesi

Xhonatan Lajthia foli pas fitores 1-0 në transfertë kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.

Sulmuesi i Bylisit ishte ndër më të mirët në fushën e blertë, megjithëse goli i mungoi. Ai foli për mikrofonin e Oversport ku deklaroi:

“Ishte një ndeshje shumë e fortë. E dinim vështirësinë në fushën e Laçit. Falënderoj gjithë çunat dhe stafin që dhamë maksimumin.

Pozicioni? Roli që më përshtatet më shumë është në krah të majtë. Më pëlqen edhe nga ana e djathtë. Nuk e kam problem as si sulmues pykë. Më shumë më pëlqen të luaj si sulmues i majtë. Por, edhe nga e djathta ndihem shumë mirë.

Mungesa e golit? Në fillim të sezonit ishte e vështirë për mua sepse ishte ekip i ri. Por, me besimin e trajnerit e fitova vendin e titullarit. Jap maksimumin në çdo ndeshje. Më pëlqen të nxjerr ekipin më para. Duhet ta përmirësoj shënjestrën”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga