Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dueli me Kosovën, Zvicra zyrtarizon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli me Kosovën, Zvicra zyrtarizon stadiumin ku do të zhvillohet
Zvicra dhe Kosova do të luajnë mes tyre ndeshjen kualifikuese të Euro 2024. Ky takim është programuar të luhet më 18 nëntor në orën 20:45. Tashmë është vendosur edhe stadiumi ku od të luhet kjo përballje. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Federata Zviceriane ka theksuar se sfida do të luhet në “St. Jakob-Park” me një kapacitet prej 38.512 tifozësh. “Është përcaktuar vendi i ndeshjes së fundit të kombëtares së meshkujve në shtëpi në vitin 2023. Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Kosovës të shtunën më 18 nëntor në ora 20:45 do të zhvillohet në St. Jakob-Park. Shitja e biletave për këtë duel fillon më 20 tetor me fillim nga ora 14:00 në mënyrë elektronike në ww.ticketmaster.ch", ka shkruar Federata Zviceriane e Futbollit. Kujtojmë se sfida e parë mes dy ekipeve e zhvilluar në “Fadil Vokrri” u mbyll në barazim 2-2.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga