
Në ndeshjen e zhvilluar mes Sheriff Tiraspol dhe Plzen e mbyllur me shifrat 1-2 u aktivizuan dhe dy lojtarët shqiptar Regi Lushkja dhe Kristi Qose. Sfida ishte e vlefshme për raundin e tretë të kualifikueseve të Champions League. Plzen i Kristi Qose arriti të marrë fitoren në këtë ndeshje të parë të zhvillaur në Moldavi.
Regi Lushkja arriti të aktivizohej si titullarë në këtë sfidë duke zhvilluar plot 72 minuta, më pas lojtari u zëvendësua për t’i lënë vendin shokut të ekipit Giannis Botos. Ndërsa në krahun tjetër Kristi Qose arriti të futej në lojë disa minuta nga fundi i takimit për të dhënë kontributin e tij në mbrojtjen e shifrave që u vulosen në minutën e 55, për të mbetur të pandryshuara deri në fundin e takimit. Çdo gjë mbetet e hapur për sfidën e rradhës me datë 9 gusht ora 19:00.