Dueli i fundit për vitin 2023, Partizani nxjerr në shitje biletat për duelin me Erzenin
Shkruar nga NEWSPORT
Partizani dhe Erzeni do të sfidohen në “Air Albania” në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet që do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët.
Demat do të synojnë rikthimin te fitorja, e cila u mungon prej 6 javësh. Kryeqytetasit për këtë përballje kanë nxjerrë në shitje edhe biletat, ndërsa kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre. Takimi i kësaj jave do të luhet ditën e dielë në orën 17:00.
“➡️NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE⚽️FK PARTIZANIKF ERZENI️ E DIEL 24 DHJETOR ⏰ORA 17:00️ "AIR ALBANIA STADIUM"️Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Air Albania” do te jenë:TRIBUNA - VIP GOLD Ë104 3 000 LekëBiletat në Tribunat Ë:Sektorët: Ë101 - Ë107 2 000 LekëBiletat në Tribunën (përballë)Sektorët: E101 - E108 500 LekëBiletat në tribunat (pas porte)Sektorët: N dhe S 300 Lekë▶️Saktësojmë se për shkak të demtimit të sektorëve N1 dhe për arsye sigurie për këtë takim sektorët e rezervuar për tifozerinë e Partizanit do të jenë: S101 - S104▶️ Sektorët e rezervuar për tifozerinë mike do të jenë N201 - N205Si edhe në stadiumin️ “Selman Stërmasi” ora 09:00 deri në orën 18:00. Të dielën (ditën e ndeshjes) biletat mund ti siguroni edhe pranë stadiumit️ “Air Albania””, ka shkruar klubi.