
Ditën e sotme në Serie A do të luhet duele mjaft interesante dhe që janë të vlefshme për javën e 21-të të kampionatit. 3 takime të luftuara, teksa në fushë do të zbresin edhe lojtarët shqiptarë.
Gjithçka do të startojë me sfidën mes Atalantës së Berat Gjimshitit dhe Udineses. Kjo përballje do të luhet në “Geëiss Stadium” në Bergamo dhe starton në orën 15:00.
Ndërkohë në orën 18:00 do të jetë radha e Juventusit për të pritur Empolin e shqiptarëve. Ardian Ismajli, Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi do të tentojnë të dalin me pikë nga kjo trnsfertë, teksa nga ana tjetër “Zonja e Vjetër” është skuadra e momentit në Serie A.
Dueli i fundit për sot është mes Milan dhe Bolognas në orën 20:45. Kuqezinjtë e Stefano Piolit do të tentojnë një tjetër fitore në kampionat për të mbajtur hapin e dy kryesuesve, teksa nga krahu tjetër miqtë synojnë të marrin pikë në “San Siro”.