
Kategoria e Parë do të hapë ditën e sotme javën e 8-të me një ndeshje të nivelit të Superiores. Flamurtari dhe Elbasani do të përplasen për herë të parë këtë sezon në orën 14:00 në stadiumin e Vlorës.
Dy ekipet kanë pretendime maksimale dhe janë parë që në periudhën e merkatos si pretendentët kryesor për titullin kampion. Kuqezintjë nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin teksa ndodhen në vendn e 5-të me 12 pikë. Ndryshe për elbasanasit që janë forcë e dytë e kampionatit me 16 pikë, 3 më pak se Bylis.
Sektori i Gjykimit në FSHF ka emeruar edhe arbitrin që do të vendosë drejtësinë në ndeshjen e sotme. Bilbili i është besuar arbitrit të kolegjiumit tiranas, Andi Koçi. Ai do të ndohmohet nga Denis Rexha dhe Nertil Bregasi në vijat anësore ndërsa arbitër i 4-të do të jetë Olsion Yzeiraj.