
Në orën 20:45 në "San Paolo" të Napolit sonte ndoshta luhet ndeshja e sezonit në Serie A. Napoli më " i uritur" se kurrë pret në shtëpi ekipin e Juventusit. Një sfidë që pritet të dhurojë emocione dhe duele shumë të bukura për tu parë në fushën e lojës. Një nga duelet që pritet të spikasë është edhe ai mes mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe "yllit" të Juves, Paolo Dybala.
Do jetë një përballje direkte ajo e Hysajt me argjentinasin. Me të vërtetë një duel i vështirë për anësorin e mbrojtjes pasi edhe Dybala është një nga më të mirët në Botë por edhe Hysaj është cilësuar si një nga më të mirët në rolin e tij. Një duel për të mos u humbur ku Hysaj në të shkuarën më lojtarë kalibri si Ronaldo, El Sharaaëy e shumë të tjerë ia ka dalë mbanë shumë mirë. Edhe Napoli beson te shkodrani që mund ti ndihmojë në luftën për fitimin e titullit kampion.