Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Duart në kokë” te Interi, 578 milionë euro humbje. Situatë alarmante për pronarët zikaltër

Shkruar nga NEWSPORT
“Duart në kokë” te Interi, 578 milionë euro humbje.

Situata ekonomike në futbollin italian është në pikën më kritike ndonjëherë. Klubet nuk kanë fuqi të konkurojnë në merkato dhe afrimet bëhen me pikatore ose me parametra zero apo huazime.

Problemet me të drejtat televizive, taksat e larta që ulin fitimet e klubeve ka bërë që të mos afrohen lojtarë të nivelit të lartë e në këtë mënyrë është ulur cilësia dhe interesi në Serie A, ndryshe nga La Liga apo Premier League.

Klubi më problematik është Interi. Zikaltërit prej vitesh vuajnë nga borxhet e mëdha dhe me ardhjen në krye të Suning, situata ndryshoi disi duke ulur dalëngadalë humbjet. Tre sezonet e para që nga 2016-ta, humbjet regjistronin -24.6, -17.7 dhe -48.4 milionë euro në bilanc ndërsa pas pandemisë gjithcka doli nga kontrolli.

Sezonet nga viti 2019 deri në sezonin e fundit janë rregjistruar mbi 400 milionë euro humbje, më saktësisht 102.4, 245.6 dhe 140 milionë duke çuar shifrën totale në 578.1 milionë për 6 vitet nën kontrollin e familjes Zhang.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga