
Trepça 89 ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme 1-2 ndaj Dritës në transfertë. Golat për miqtë u shënuan nga Ademi dhe Shala në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 14-të dhe 45-të. Kastriot Rexha futi vendasit në lojë në minutën e 80-të, por ishte tepër vonë për të ndryshuar fatin e këtij takimi.
Në krahun tjetër, Drenica nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me Besën. Pavarësisht përpjekjeve, asnjëri nga ekipet nuk ia doli dot të shënojë. Superliga e Kosovës zbret nesër sërish në fushë për betejat e rradhës. Kemi hyrë në një fazë të rëndësishme, ku ekpet kërkojnë pikët për të arritur objektivat që i kanë vënë vetes në fillimin e sezonit.
REZULTATET:
Drenica 0-0 Besa
Drita 1-2 Trepça 89
Poll