
Superliga e Kosovës ka mbyllur sot me 2 ndeshje javën e 25-të. Drita fitoi me 0 me 1 ndaj Feronikelit, ndërsa Prishtina nuk u kursye duke triumfuar 5 me 0 kundër Dukagjinit.
Me këtë fitore “Intelektualët” pozicionohen në vendin e tretë, vetëm 2 pikë larg Ballkanit kryesues. Në anën tjetër fitorja mban të konsoliduar vendin e pestë për Prishtinën.
Gara për titullin kampion në Superligën e Kosovës është për t’u shijuar në javët e mbetura. Ballkani në krye, bashkë me Llapin dhe Dritën ndjekëse po e bëjnë mjaft interesante atë.
Poll