
Superliga e Kosovës zhvilloi sot takimet e radhës. Drita ia doli të triumfojë në shtëpi me shifrat 4-1, me Drenicën që bëri shumë pak lojë.
Llapi mposhti 2-0 Arbërinë, me golat që u shënuan nga Zhdrella dhe Januzi.Arbëria tentoi të reagonte, por e kishte gati të pamundur.Barazim me gola (1-1) mes Besës dhe Feronikelit, ku golit të Bruttit, iu përgjigj Miliçkoviç. Aktualisht Superliga e Kosovës kryesohet nga Ballkani me 19 pikë, ndërsa ndiqet nga Drita me 6 më pak.
Poll