Jane mbyllur takimet e sotme në Ligën kosovare, me Dritën dhe Prishtinën që mbajnë hapin e kampionit, duke kërcënuar seriozisht Ballkanin dhe Gjilanin.
Drita ka bërë detyrën ndaj Llapin, duke fituar 2-0 dhe mban gjallë shpresat për vendin e parë. Vendasit janë në vend të dytë, duke qenë më mirë se Gjilani në golat e shënuar. Për Dritën ka shënuar Haxhimusa dhe Erion Vucaj.
Drenica ka mundur 3-0 Vushtrrinë, Osmani, Balde dhe Hyseni kanë shënuar në 20 minutat e fundit. Flamurtari dhe Ferronikeli janë ndarë në paqe, paçka se kanë shënuar katër gola.
Në ndeshjen e orës 14:00, Prishtina e Dallkut ka mposhtur Trepçën 89, duke mbajtur hapin e pretëndëntëve. Një gol i Januzit në të 55, shërben për tri pikët e radhës.
Rezultatet e sotme:
Drenica 3-0 Vushtria
Drita 2-0 Llapi
Flamurtari 2-2 Feronikeli
Prishtina 1-0 Trepça 89
Renditja: