Janë luajtur ditën e sotme 2 ndeshjet e javës së 28-të të Superligës së Kosovës. Drita kryesuese ka fituar bindshëm 2-4 ndaj Llapit.
Golat e ndeshjes për Dritën u shënuan nga Shabani x2, Alidemaj dhe Prisley, ndërsa për vendasit Januzi dhe Sadriu, por që shërbyen vetëm për statistik. Pas kësaj fitore, Drita vijon të kryesojë me 61 pikë, 3 më shumë se Ballkani i vendit të dytë.
Në sfidën tjetër, Prishtina i falet një goli të shënuar nga Kryeziu në minutën e 73-të për të marrë 3 pikë me shumë vlera. Me këtë fitore, Prishtina shkon në vendin e 3-të me 57 pikë.

Poll