
Superliga e Kosovës zhvillon sot dy ndeshje tejet interesante. Në orën 16.00, Ulpiana pret Drenicën në shtëpi. Vendasit kanë grumbulluar deri më tani vetëm një pikë dhe janë të fundit në rënditje, ndërsa drenicakët shtatë pikë dhe janë në vendin e katërt.
Po në të njëjtin orar, vëmendja do jetë e përqendruar te një takim tjetër. Prishtina mat forcat me Gjilanin. Përballjet direkte mes të tëekipeve kanë prodhuar përherë rivalitet dhe e njëjta gjë pritet edhe sot. Gjilanasit janë në vendin e gjashtë me 5 pikë, ndërsa Prishtina e parafundit me 1 pikë.
Ndeshjet:
16-00 / Ulpiana - Drenica
16-00 / Prishtina - Gjilani
Poll