E ardhmja e Di Marias mund të jetë Seria A. Sipas asaj që raporton “todofichajes.com”, Juventus është interesuar për lojtarin 32-vjeçar. Tratativat ende s’kanë nisur sepse fillimisht drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” duhet të konsultohen me Cristiano Ronaldon.
Portugezi e njeh mirë “El Fideon” sepse kanë luajtur bashkë te Real Madrid. Sakaq duhet edhe aprovimi i Maurizio Sarrit, i cili largoi nga “dritarja” e transferimeve Ëillian-in e Chelsea-it. Bëhet e ditur se ky operacion mund t’i shkojë kampionëve të Italisë 20 milionë euro.
Poll