
Elbasani zhvilloi javën e parë të stërvitjeve për sezonin e ri. Kampionati nis në shtator por klubi ka vendosur për një grumbullim të hershëm teksa do të ketë një revolucion të madh në merkato dhe duan që lojtarët e rinj të konsolidohen sa më shpejtë.
Merkato është fantastike, ndoshta më mirë edhe se disa ekipe të Superiores. Emra të bujshëm që i bëjnë verdheblutë të frikshëm dhe një pretendent kryesor për ngjitjen në elitë. Jo vetëm merkato, por drejtuesit i gjenden pranë skuadrës dhe trajnerit Dede edhe me fazën përgatitore.
Më 17 korrik, ekipi do të niset në Strugë të Maqedonisë së Veriut aty ku do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore që do të testojnë ‘fytyrën’ e re të skuadrës. Trajneri Nevil Dede do të ketë mundësinë të studiojë me detaje lojtarët dhe të implementojë idetë e tij.