
Disa ditë më parë Igli Tare gjatë një seminari ka folur duke iu adresuar ekipeve të mëdha të Serie A si Inter, Roma, Milan dhe Juventus që ato janë të falimentuara. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga shumë drejtues të cilët kanë zgjedhur ta kalojnë në heshtje. I njëjtë ka qenë dhe reagimi i Tiago Pinto.
Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto pak momente para ndeshjes kundër Sampdorias foli duke u shprehur: "Më vjen keq kur ka një lojtar të dëmtuar, por një ekip si Roma ka shumë zgjidhje. Trajneri kërkon ndryshime. Për shembull, Belotti dhe Abraham bënë mirë me Betisin”.
Dybala? Është mirë, pavarësisht se sa mirë është një lojtar i lënduar. Paulo është i motivuar, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë.
Dëshironi t'i përgjigjeni fjalëve të Tares që tha se Liga e Konferencës është një kupë humbësish dhe se Roma është teknikisht e falimentuar bashkë me klubet e tjera?
Nuk meriton asnjë përgjigje".