
Drejtori i Partizanit, Edmond Haxhia është i ftuar në studion e emisionit “Ora Skaner” në Ora News.
Në intervistën e tij me moderatorin Gerti Çarçani, Haxhia pranon se: “Kampionati nuk duhet të bëhet estradë. Mos të bëhet asnjë aktor shkak për t’u prishur gara. Nuk i druhemi asnjë ekipi. Ne i kemi të gjitha mundësitë për të fituar titullin.
Partizani ka një ekip shumë të mirë. Mund të kishim shënuar pak më shumë, por di të them se ekipi nuk çedon në asnjë repart.
Në fazën e dytë shpresojmë të shkojmë deri në 30 gola të shënuar. Nëse e bëjmë një gjë të tillë do të jemi kampionë.
Sezoni i kaluar ishte një super dështim, sepse donim titullin. Nuk na mjafton vetëm pjesëmarrja e Europës.
A do largohet Starova nëse nuk fiton titullin? Ai është ikonë e Partizanit dhe nuk largohet nga klubi. Mund të largohet si trajner, por jo nga Partizani.
Pakti i tij me presidentin Demi, është që Starova të mos largohet asnjëherë nga Partizani”, tha Drejtori i Partizanit, Edmond Haxhia.