
Drejtori sportiv i Milanit, Ricky Massara ishte një objektiv konkret i Juventus, pasi ata kërkojnë të vazhdojnë rinovimin e bordit, megjithatë nuk ka shenja se Massara do të shkojë diku.
Siç raporton Calciomercato.com, Massara ka bërë një punë të shkëlqyeshme te Milani deri më tani që kur mbërriti dhe u bë krahu i djathtë i Paolo Maldinit.
Dyshja kanë qenë përgjegjëse për nënshkrimin e lojtarëve si Mike Maignan, Fikayo Tomori, Pierre Kalulu, Theo Hernandez, Ismael Bennacer, Sandro Tonali, Rafael Leao dhe të tjerë që kanë formuar organikën për të ardhmen.
Ish-drejtori i Romës është bërë një objektiv konkret për Juventusin për sezonin e ardhshëm sipas burimit, me Max Allegri që e njeh mirë atë që nga koha e tyre së bashku si lojtarë. Por, Massara refuzon Juventusin sepse Milani për të është klubi që i dha besim dhe e plotësoi si drejtor sportiv.