Denzel Dumfries mund të jetë i “sakrifikuari” i Interit në këtë merkato vere. Lojtari kërkohet me ngulm nga Chelsea dhe Manchester United. Por, drejtori sportiv Guissepe Marotta ka vendosur çmimin për lojtarin. Asnjë skuadër nuk mund ta marrë pa paguar shifrën e 50 milionë eurove. Teksa ka mbetur edhe një javë për fillimin e Seria A, merkato në Itali po “vlon”.
Nëse hollandezi do të largohet, te Inter kanë projektuar menjëherë zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për dy emra, Alvaro Odriozola dhe Timothy Castagne. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, teksa Skriniar ishte lojtari i përfolur për t’u larguar nga zikaltërit. Por, Paris Saint Germain duket se është tërhequr për shërbimet e mbrojtësit të njohur.