
Drejtori i Inter Giuseppe Marotta në një intervistë DAZN ka shprehur dëshirat dhe objektivat për sezonin që po afron: “Është e qartë si qëllim por dhe si dëshirë. T’u japësh tifozëve yllin e dytë duhet dhe guxim. Juventusi është gjithmonë favorit për të gjitha garat, por Interi është gjithmonë konkurues. Këtë vit duhet të shikojmë dhe Milanin, Romën dhe Napolin”.
Giuseppe Marotta iu bashkua stafit të Inter në vitin 2018. Sukseset e një menaxheri të madh nuk munguan që në yjet që afroi në merkato por edhë në trofetë që i solli klubit. Duket qartë që Marotta me eksperiencën e tij të madhe ka shumë punë për të bërë tek Inter dhe ta ringrejë në majat më të larta të futbollit europian.
Poll