
"Kristiano Ronaldo bëri i pari lëvizjen duke kontaktuar drejtuesit e Juventusit". Është kjo ajo që citohet të ketë thënë Xhuzepe Marota, drejtori ekzekutiv i klubit italian, sipas të cilit "Zonja e vjetër" nuk do ta kishte guximin të futej në një aventurë të tillë pa një sinjal nga vetë portugezi.
Ronaldo u zyrtarizua dje si bardhezi për 105 milionë Euro, duke lënë madrilenët pas 9 sezonesh, në lëvizjen më të bujshme të viteve të fundit në futbollin Europian.
Poll