Drejtoresha e Tiranës, Edonisa Aliu, ka shpërndarë një tjetër reagim në rrjetet sociale. Ajo ka treguar pamje nga dhuna e ndodhur në ndeshjen e femrave Tirana – Vllaznia, bashkëngjitur me një koment të sajin ku tregon se do e ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore.
Potimi i Edonisa Aliut:
“Dhuna me bazë gjinore është çështje e të gjithëve! Sot ndoshta po thoni "s'ka çfarë na duhet", por nesër mund të jesh TI në vendin tim!
Nuk ka asnjë justifikim për të mos vepruar kur je e dhunuar apo dëshmitar/dëshmitare në një situatë dhune!
Futbolli mund të heshtë, por unë disponoj mjaftueshëm materiale për të bërtitur të vërtetën tonë!
Unë do të vazhdoj ta ndjek këtë çeshtje në rrugë ligjore dhe do të pres që drejtësia të veproj ndaj dhunës që na është ushtruar e cila nuk duhet të pranohet në asnjë situatë!
Kjo që ka ndodhur është forma më e rëndë e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!
Unë dëshminë time e kam dhënë para organeve kompetente dhe jam e gatshme të përgjigjem sa herë që të më kërkohet.
Mos lejoni të na ndajnë dhe të na përçajnë”, shkruan drejtoresha e Tiranës.
Kujtojmë se sfida u ndërpre për të mos nisur më, ndërsa ditët në vazhdim pritet të zbardhen dhe vendimet për dhunën e ushtruar.