Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

DOSSIER/ Komplot, manipulim, presion; si Ronaldo "rrezikoi" jetën për finalen Botërorit në 1998?

Shkruar nga NEWSPORT
DOSSIER/ Komplot, manipulim, presion; si Ronaldo "rrezikoi" jetën

Të humbasësh një finale është gjithmonë një plagë që vështirë se mbyllet me kalimin e viteve. Ylli brazilian Ronaldo arriti të ngrinte krahët drejt qiellit pas fitores ndaj Gjermanisë në Botërorin e 2002. Por në vitin e tij të parë te Interi "Fenomeni" ishte në majën e botës dhe priste të triumfonte në Francë.

Ylli i Interit në atë kohë kishte shkëlqyer gjatë kompeticionit, por një natë para finales ai gati sa nuk humbi jetën. Në dhomat e zhveshjes ai u rrëzuar nga stoli në dysheme duke pësuar të dridhura në trup dhe shkumonte nga goja. Ndërhyrja e futbollistëve Roberto Carlos dhe Cesar Sampaio ndërhynë menjëherë për t'i shpëtuar jetën.

Tekniku i Brazilit Mario Zagallo mbeti i shokuar nga ngjarja dhe u detyrua menjëherë që në fushë të zëvendësonte "Fenomenin" me lojtarin tjetër Edmundo.

Ronaldo rrëfen dhe një herë përjetimet e asaj nate të frikshme dhe misterioze të 11 korrikut 1998.

"Shkova të shtrihesha në krevat pas drekës. Menjëherë para konvulsione (dridhje të forta). Doktori dhe të tjeët erdhëm më vonë dhe nuk më tregonin se ccfarë kishte ndodhur. Testet mjekësore nuk nxorën asnjë problem. Zagallo më urdhëroi të mos luaja, por i shkova me testet dhe i tregova që jam gati të luaj në finale. Ai nuk pati alternativë tjetër. Mungesa ime mund të ndikonte keq te pjesa tjetër e ekipit. Në ccdo rast duhet t'i shërbeja vendit tim. Kisha nderin dhe ndjeva se mund të luaja për Brazilin", rrëfen legjenda e "jogo bonitos".

Në finale Ronaldo qëndroi në hije dhe totalisht i ccorientuar i paaftë të ndërtonte asnjë aksion. Ai pa shkëlqimin e Zidane që shënoi dopietë që në pjesën e parë duke e lënë titullin botëror në shtëpi.

Por që prej asaj dite, hipotezat dhe teoritë e konspiracionit kanë qarkulluar për vite me radhë. Edmundo që nuk pati fatin të luante në finale tregon se kompania e veshjeve sportive "Nike" i bëri presion ekipit brazilian dhe trajnerit Zagallo për të hedhur në fushë Ronaldon.

"Njerëzit e Nike ishin aty ccdo ditë, sikur të ishin pjesë e stafit teknik. Ishte një trysni e madhe, kaq mund të them", rrëfen "O Animal".

Njëra prej supozimeve që ka qëndruar për shumë vite është se zyrtarët e Nike nuk donin që simboli i tyre Ronaldo të luante në finale sepse do të humbiste qindra miliona euro nëse "produkti" i tyre nuk do të ishte në fushë.

Por pas 4 vitesh, Ronaldo mori hak dhe u ngjit në parajsën e "Perëndive të Futbollit" duke shënuar 8 gola në Kore të Jugut dhe Japoni ku dopieta ndaj Gjermanisë në finale i dha Brazilit "yllin e pestë" (Pentacampeao).

 

Tags:

BOTA DOSSIER

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga