Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Donald Mëllugja: Jemi super ekip, Egnatia pretendon deri në fund

Shkruar nga NEWSPORT
Donald Mëllugja: Jemi super ekip, Egnatia pretendon deri në fund

Mesfushori i Egnatias, Donald Mëllugja, dha prononcimin e tij pas ndeshjes së fituar me Erzenin. Mëllugja u shpreh i lumtur për fitoren dhe thekson se Egnatia do të pretendojë deri në fund për kampionatin.

“Jemi shumë të lumtur për këtë fitore, ishte një transfertë shumë e vështirë sepse Erzeni po bënte shumë mirë. Në pjesën e parë ishim 4-1-4-1, e kishte llogaritur shumë mirë pozicionimin në fushë ekipi kundërshtar që na markonte një për një. Në pjesën e dytë zbrita poshtë që t’u lironin zonat për Fernandon dhe Zejnullain dhe mendoj se dolëm me sukses.

Kemi shumë besim, kemi super ekip dhe bëjmë më të mirën në stërvitje, si stoli ashtu edhe formacioni. Luan ai që e meriton dhe japim maksimumin. Egnatia pretendon deri në fund.

Konkurenca? Ka të mirën dhe të keqen e vetë. Për mu aka më shumë të mira, lojtarët duhet ta kutpoijnë kur nuk janë mirë fizikisht dhe duhet të dali të futet ai që është më në formë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga