Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Atleti Bledar Mesi tregon 16 rekordet e tij

Shkruar nga NEWSPORT

Në garat e kampionatit kombëtar të atletikës, zhvilluar para pak ditësh në Tiranë, përveç suksesit të ekipit të meshkujve të Vllaznisë që u shpall për herë të shtatë radhazi kampion i vendit, ka spikatur një tjetër rekord. Ai i vendosur nga sportisti Bledar Mesi që duke triumfuar në garën e 3000 metrave me pengesa, arriti të shpallet për të 16­tin vit radhazi kampion i Shqipërisë. Rezultat i jashtëzakonshëm i këtij atleti, i cili në fakt ende nuk i ka dhënë lamtumirën këtij sporti dhe mbase vitin e ardhshëm do të kemi edhe titullin e 17­të të tij.

Mesi shprehet i entuziazmuar për këtë sukses të veçantë. "Ka qenë viti 1999, isha vetëm 17 vjeç dhe arrita të shpallem kampion i vendit, madje në dy gara, në 3000 m/p si dhe në 10 000 m. Që atëherë nuk kam dështuar asnjëherë. Në çdo vit kam qenë gjithnjë kampion në garën e 3000 m/p sepse është gara më e bukur dhe më e vështirë e atletikës dhe duke qenë se kam një teknikë shumë të mirë të kalimit të pengesës, ia kam dalë të jem gjithnjë triumfues. Në këto 16 tituj personal, 12 i kam arritur duke përfaqësuar Vllazninë ndërsa 4 të tjerë Studentin, në periudhën kur kam qenë student. Rezultati më i mirë që kam arritur ka qenë 9'24" ndërsa rekordi i kësaj gare mbahet nga një emër i madh si Krenar Meçani i Vlorës me 8'45", i vendosur në vitin 1986 pikërisht atëherë kur në Shqipëri erdhi një trajner gjerman dhe ky sportist përgatitej bashkë me të duke qenë të grumbulluar për 6 muaj me radhë. Pavarësisht se nuk kam arritur të thyej rekordin, jam shumë i lumtur për titujt që kam fituar"­ thotë ai.

[caption id="attachment_8398" align="aligncenter" width="1024"]bledar messi Bledar Mesi gjatë përfaqësimit të Shqipërisë në atletikë[/caption]

Sot Bledari është 33 vjeç, por nuk e ka ndër mend të tërhiqet nga sporti i jetës së tij. Ka ende frymë dhe dëshirë për të vazhduar. Megjithatë, ai kthen kokën edhe pas. I pyetur se cili ka qenë titulli më i vështirë për t'u arritur dhe cilët kanë qenë konkurrentët më të fortë në gjithë këto vite, ai përgjigjet: "Shumë prej titujve kanë pasur bukurinë e vet. Por, do veçoja atë të vitit të kaluar kur kishte shumë konkurrencë deri në fund të garës dhe prandaj do më mbetet gjatë në mendje. Sa për konkurrentët më të fortë, mund të veçoj shokun tim, atletin e Vllaznisë Florian Balaj si dhe Ervin Rrota i Skënderbeut. Nisur nga paraqitja në kampionatin e fundit, besoj se kam ende për të dhënë megjithatë unë prapë do jem pranë atletikës sepse kam nisur edhe punën e trajnerit ku shpresoj të jem po aq i suksesshëm sa edhe si sportist". Nëse do ishte diku jashtë, me 16 tituj kampion, ky sportist do ishte një hero. Dhe për më tepër do kishte siguruar anën financiare të familjes së tij. Por në të vërtetë, çfarë ka përfituar kampioni shqiptar? Ai e ka të vështirë të flasë për këtë çështje, megjithatë e gjen një përgjigje: "Kam fituar sadisfaksion për veten dhe familjen. Njëkohësisht edhe për Shkodrën, qytetin tim të dashur. Ndërsa për anën financiare, dihet se janë qesharakë përfitimet e një sportisti si nga klubi ashtu edhe nga Federata", përfundon Mesi, për "Shkodra Sport".

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga