Kukësi do të luajë ditën e nesërme me Kastriotin në stadiumin e Kamzës në orën 13:00 për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Verilindorët janë në një krizë të thellë rezultatesh me tre humbje rradhazi që e kanë rikthyer në zonën e rënies nga kategoria. Trajneri Dobi thekson prej javësh se problemi qendron te aspekti psikologjik e jo te gjëndja e lojtarëve pasi ata kanë cilësi.
Moduli 3-4-3 është i besueshëm për teknikun durrsak dhe stërvitja e fundit ditën e sotme do të qartësoi dilemat e formacionit. Në mbrojtje, Ilieski lufton me Bytyçin për një vend titullari ndërsa në sulm, Berisha rrezikon vendin e Basa. Një rikthim i rëndësishëm vjen për kuksianët, me Edison Ndrecën që shlyen kartonin e kuq ndaj Tiranës dhe do të jetë i gatshëm nesër.
Formacioni i Mundshëm:
Kukësi (3-4-3) – Tafas; Ilieski, Ferreira, Ebert; Haxhiu, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Ndreca; Basa, Barbosa, Gyasi
Trajner: Enkeleid Dobi