Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Do t'u japim mundësi lojtarëve të rinjë”, Giresse në konferencë: Stili i lojës varet nga lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
“Do t'u japim mundësi lojtarëve të rinjë”,

Kosova do të përballet ditën e nesëre në orën 18:00 me Armeninë në miqësoren që do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri. Dardanët në këto miqësore kanë vendosur të provojnë lojtarë të rinj duke i lënë pushim “senatorët”. Trajneri Giresse, para ndeshjes ka folur në konferencën për shtyp.

Grumbullimi - “Për këto miqësore janë bërë afrime për t’u dhënë mundësi lojtarëve të rinj. Kjo do të jetë një mundësi për ata që t’i shohim si prezantohen në arenën ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse kemi grumbulluar lojtarë të rinj.”

A do luajnë të gjithë? - “Do të luajnë të gjithë, do të mundohemi t’i fusim të gjithë në lojë që të tregojnë vlerat e tyre dhe për të parë formën e tyre fillimisht në stërvitje. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është që lojtarët t’i tregojnë vlerat e tyre në fushën e lojës. Sa i përket lojtarëve të rinj janë kryesisht të rinj, por ka edhe të tjerë me përvojë.”

Lista - “Ka pasur ndryshime nga lista e parë dhe kjo finale, pasi ka pasur lojtarë që nuk kanë mundur të vijnë, por mendoj që afrimi i lojtarëve të rinj u jep atyre mundësinë të tregojnë veten.”

Stili i lojës - “Sa i përket stilit të lojës, mendoj se kjo varet nga lojtarët dhe cilësitë që kanë. Ndërsa sa i përket lojtarëve që janë për herë të parë, do të kenë një parapërgatitje që të jenë në gjendjen më të mirë, që të kenë një paraqitje sa më të mirë ata do i vendosim në pozicionet e tyre natyrale dhe ku luajnë në ekipet e tyre respektive.”

Lojtarët me eksperiencë apo të rinjtë? - “Për këto dy ndeshje nuk kam më të rëndësishme eksperiencën e lojtarëve, por që lojtarët e rinj të shfaqin veten dhe të jenë një zbulim për ndeshjet e së ardhmes të Kosovës. Pra rëndësi ka zbulimi i talenteve të reja.

Lojtarët nga kampionati vendas? - “Nuk e kemi lënë anash kampionatin e Kosovës, ka lojtar që janë ftuar nga kampionati vendas.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga