
Davide Frattesi ka ide të qarta për të ardhmen e tij që do të jetë larg Sassuolos. Mesfushori, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, ka folur për të ardhmen e tij ku Milani e pret për të zëvëndësuar Sandro Tonalin.
"Po, pa dyshim. Unë kam shumë mirënjohje për këtë klub. Do ta mbaj gjithmonë në zemrën time. Tani jam gati te shkoj.
Dionisi ishte shumë i rëndësishëm për rritjen time. Ai dhe klubi më kuptuan dhe pritën të më kthenin në rrugën e duhur. Ka momente në jetë që të formësojnë më shumë, për mua, një nga këto momente erdhi verën e kaluar”, tha mesfushori.
Poll