Do të mungojë deri në maj, Reali rinovon kontratën me brazilianin
Shkruar nga NEWSPORT
Eder Militao do të vazhdojë të qëndrojë te Real Madrid deri në vitin 2028. Braziliani prej mujash është i dëmtuar dhe rikthimi i tij në fushë e lojës pritet të jetë në fillim të muajit maj.
Por kjo nuk i ka ndalur drejtuesit e “Los Blancos” për të rinovuar kontratën me të. Palët kanë zgjatur bashkëpunimin mes tyre për 3 vite të tjera. Militao ia ka dalë të fitojë gjithçka me Realin, teksa tashmë do të synojë që pas rikthimit në fushë të shtojë akoma më shumë numrin e trofeve.
Kujtojmë se braziliani është bërë pjesë e “galaktikëve” në verën e vitit 2019, ndërsa kontrata ishte e vlefshme deri në qershor të 2025. Këtë sezon ka luajtur vetëm 1 ndeshje në La Liga.