Sokol Kushta i ka kushtuar një postim të gjatë Sinan Idrizit, për intervistën e këtij të fundit të dhënë në shtypin e shkruar. Legjenda e futbollit vlonjat thekson se me kreun e Flamurtarit është ulur disa herë në kafe, por kurrë nuk i është kërkuar një mendim nga ana e tij.
Ai thekson se fjalët e Idrizit kanë një qëllim tjetër, por distancohet nga kjo duke shkruar: “Nuk jam as dritarja e as dera”. Gjithashtu vijon më tej duke evidentuar faktin se presidenti i klubit vlonjat nuk pyet askënd duke e cilësuar si një futbollist që do të bëjë vetë krosin e golin.
Në postimin e bërë në facebook-un e tij, Sokol Kushta shkruante:
“Po lexoja me kujdes gazetën dhe doja të kuptoja cfarë donte Sinani nga unë... Unë njihem prej 45 vjetësh me Idrizin, dhe jemi ulur shumë herë për kafe, por asnjëher s'më ka pyet për futbollin, asnjëher sme ka kërkuar ndihmën time, asnjëher nuk me ka pyet cfare mendon për ecurin e ekipit, prandaj cuditem.. Po të donte mundë të lexonte ose të shikonte diskutimet e mija në gazeta, ose tv, dhe do kishte kuptuar diçka nga futbolli. Pasi ekipi nuk është thjeshtë vetëm pagesat e lojtarëve ,dhe jam ok.Prandaj unë mbajë pozicionin tim si sportedashes.
Po Sinani nuk do mendime , nuk pyet njeri. Do të bëj vet krosin, dhe vet golin.. Unë nuk vetë në një tavolin kur nuk jam i ftuar,,,prandaj e respektoj Sinanin une. Haroj që fola per trainerin manaxher që solli 10 lojtaret brazilianë.. Për ndeshjen me Dinamon, deri sa vet Sinani tha s'kan faj arbitrat, por ju që jeni lojtarë koti e dini të lozni, dhe ju jap leket kot...
Dhe prap para ca ditësh kështu i tha ekipit.. Kurse për sa përket ekipit kombëtar e kam per detyrë të jap mendime, se kam 20 vjet që kam kontribuar, dhe ndihem mirë që ky ekip na bën krenarë, kushtet që jan krijuar jan ideale, ne të gjithë i shikojmë, dhe smunde të jem hipokrit mos ti permende.une sjam, dhe s'do jem kurrë politikan, por si këshilltar i zgjedhur sa her ka ardhur çështja e Flamurtarit unë jam i pari për të krijuar kushte, dhe komoditetin që Sinani të punojë sa më mirë për të realizuar objektivat.
Dhe ky zotëri emrin tim se ka ven asnjëher në bordin e flamurtarit. Sinani i bije dritares të dëgjoni dera, por unë sjam as dera dhe as dritarja e asnjërit.. Dhe s'bëhet kurr. Unë Flamurtarin e kam dashur, e dua, dhe do ta dua gjithë jetën, pasi e kam larë me djersë dhe gjak atë emër.. Por Sinani ta ngre ekipin aty ku e meriton të jetë, që të këthehen tifozët në stadium,.. Po deri sa Sinani të gjejë justifikime te tilla, adnjeher s'do gjej zgjidhje..zdoja të replikoja, por isha i detyruar nga balta që u hodhë për mua... Me respekt. S. Kushta”.
[caption id="attachment_711252" align="alignnone" width="670"] Sokol Kushta, postimi ne facebook[/caption]