
Tenisti serb Novak Djokoviç preu biletën për herë të dhjetë në gjysmëfinalen e US Open, pasi detyroi Wilfred Tsonga të largohej pas dy seteve të lojës, ku ai e dominoi fushën me rezultatet 6-3 dhe 6-2.
Tenisti serb u kualifikua mes katër më të mirëve të turneut, sepse rivali i tij, francezi Tsonga pësoi problem në gjurin e këmbës së majtë dhe kështu kërkoi mbylljen e lojës. Të premten në gjysmëfinale, Djokoviç gjen një tjetër francez. Bëhet fjalë për Gael Monfils, ndaj të cilit i ka fituar të 12 përballjet e mëparshme.
Poll