
Rusi Daniel Medvedev ka mposhtur 3-0 me sete Novak Djokovic, në finalen e US Open. Medvedev ka triumfuar kundër numrit një të botës, me serbin që pas ndeshjes është parë në lot.
Teksa dukej se Djokovic e ka pasur në "xhep" fitoren në këtë Grand Slam, në fushë nuk ka qenë kështu. Medvedev ka fituar 6-4, 6-4, 6-4, duke bërë që gjithë bota të flasë për performancën e tij.
Rusi ka fituar një turne të rëndësishëm, teksa në fushë dukej i papërmbajtshëm, kundër një Djokovic që asnjëherë nuk e vendosi në vështirësi serioze. Duket se një yll i ri po lind në tenis, ndërsa një tjetër është drejt shuarjes.
Poll