
Novak Djokoviç fitoi titullin e Wimbledon kundër Nick Kyrgios në finalen që përfundoi 3-1. Pas ndeshjes Kyrgios u tregua mjaft sportiv, pavarësisht temperamentit që ka gjatë lojës. Australiani fitoi duartrokitjet dhe të qeshurat e publikut, teksa e quajti Djokoviç pak perëndi dhe më pas falenderoi të gjithë.
“Ai(Djokoviç) është pak perëndi, nuk do të gënjej. Mendova se luajta mirë, por fillimisht, urime për Novak dhe skuadrën e tij. Sigurisht, falenderime për të gjithë fëmijët që mbajnë topat, arbitrat, e di se unë dhe ju kemi marrëdhënie të vështirë. Dhe publikun, kanë qenë disa javë të mrekullueshme për mua personalisht”, u shpreh Kyrgios pas humbjes.
Poll