Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Djokovic: Jam pjesë e historisë së tenisit

Shkruar nga NEWSPORT

Triumfi në Paris, në grand slemin e Roland Garros, ka qenë i veçantë për tenistin serb Novak Djokovic, pasi pas tri finalesh të humbura në kryeqytetin francez, ai triumfoi për herë të parë në turneun më të rëndësishëm të fushve me dhè. Djokovic është një nga tetë tenistët që i ka fituar të katërta grand slemet, duke hyrë kështu në historinë e këtij sporti dhe këtë fakt serbi e di mjaft mirë teksa thotë: “Jam i kënaqur, jam i lumtur, pasi arrita që doja më shumë se çdo gjë tjetër. Ky trofe më mungonte dhe tani jam më i lumtur se kurrë, pasi kompletova diçka të madhe, që vetëm më të mëdhenjtë e kanë arritur”, tha tenisti serb.

[caption id="attachment_634" align="alignright" width="400"]djokovic novak Tenisti Novak Djokovic ngre lart trofeun e fituar në Paris[/caption]

Më tej, numri 1 në botë për meshkuj shton: “Kjo është një ditë që nuk do ta harroj kollaj. Dua të rri të flas me orë të tëra dhe të falënderoj të gjithë. Ky është një nga momentet më të bukura të karrierës sime. Pas këtij triumfi doli edhe dielli. Ju lë takim pas një viti”, tha Djokovic, që nuk harron të përgëzojnë edhe rivalin britanik: “Dua të përgëzoj Andy dhe jam i lumtur që e ndaj me ty këtë moment. Një nga ne do ta humbiste këtë turne, por ne do të përballemi sërish në të ardhmen. Falënderoj edhe të gjithë ata që më kanë mbështetur çdo ditë në punën time”, u shpreh tenisti serb, që konsolidon pozitat në krye të renditjes botërore.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga