
Rocco Vata djali i ish-lojtarit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, konsiderohet si një nga talentët më të mirë të brezit të tij.
Mesfushori i lindur në vitin 2005 aktivizohet aktualisht me klubin e Celtic në Skoci, teksa deri më tani është pjesë e Kombëtares irlandeze. Me cilësitë që ky lojtar zotëron po merr vëmendjen e disa klubeve, teksa interesimi më i fundit ka ardhur nga Italia.
Bëhet fjalë për klubin Torinos që po përpiqet që të transferojë lojtarin, i cili ka vetëm edhe 1 vit kontrate me Celtic. Por nuk do të presë vitin e ardhshëm, pasi me shumë gjasa Vata pritet të largohet këtë verë nga Skocia.
Poll